April 30, 2024
Shqipëri

E diel tragjike, tjetër aksident fatal me dy viktima në Fier

Një automjet ka rënë në një kanal vaditës në zonën naftëmbajtëse të Marinzës. Policia, autoambulanca dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes. Makina ndodhet e përmbysur në kanal. Dyshohet për dy te vdekur në vend.

Nga informacionet paraprake, mund të jenë dy punonjës të një kompanie sigurie që operon në këtë zonë.

Ka qenë gps i makinës, që i përkiste një kompanie sigurie ai që ka sinjalizuar gjithçka. Kjo pasi mjetit për çdo ditë bënte patrullim në këtë zonë, ndërkohë që gps tregoi se për shumë kohë mjeti nuk po lëvizte.

Të gjendur përballë kësaj situate punonjësit e kësaj kompanie janë nisur drejt vendit të ngjarjes dhe kanë parë që makina kishte përfunduar në kanal. Viktimat janë të moshës 50 vjeçe dhe rreth 30 vjeç.