Shqipëri, deputetët e opozitës përjashtohen nga Kuvendi
Në Kuvendin e Shqipërisë, 26 deputetë të opozitës janë përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi. Gjatë seancës plenare, opozita ka bllokuar sallën dhe ka kthyer përmbys karriget e ministrave. Sipas tyre, mazhoranca ju ka mbyllur çdo rrugë institucionale duke rrëzuar kërkesat për komisionet hetimore pa dhënë shpjegime duke mos respektuar të drejtat kushtetuese të opozitës. Seanca plenare u shty dhe si pasojë, dritat në Kuvend u fikën. Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha nëpërmjet një videomesazhi në Facebook tha se nuk do të lejojnë që Kuvendi të jetë institucion vasal i Edi Ramës dhe se opozita do të vazhdojë rrugën e saj dhe do të qëndroj në Kuvend në shenjë kundërshtie.
“Ata mendojnë se na përjashtojnë, por në fakt ne sot jemi parlamentarët e vërtetë. Edhe 46 po të përjashtohen të jenë të sigurt se ne nuk dorëzohemi, nuk tërhiqemi. Prisni, durim. Tërheqje nuk ka. Nuk e njohim vendimin. E vetmja gjë që kërkoj që hapat që do bëjmë do i bëjmë të sigurta dhe kërkohet durim sepse kjo nuk është lëvizje sot për nesër, është sot për fitore”, u shpreh Sali Berisha.