May 4, 2024
Shqipëri

Shqipëri/ “14 vjeçe nuse” arrestohet dhëndri 20 vjet më i madh

Fenohemi i martesave të vajzave në moshë të mitur vijon të jetë e pranishme në Shqipëri, sidomos në zonat periferike, larg Tiranës.

Ngjarja e ndodhur në Divjakë në vitin 2024, të kthen pas në kohë e të kujton veprën satirike “14-vjeç dhëndër”, në të cilën shkrimtari Anton Zako Çajupi portretizoi dramën shoqërore të asaj kohe dhe me anë të shpotisë e humorit goditi zakonin e martesave në moshë të re.

Sot policia e Divjakës arrestoi Arianit Arapin pasi akuzohet për ‘marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare’.

34 vjeçari jetonte bashkë me 14 vjeçaren prej marsit të vitit të shkuar, madje kishin bërë edhe dasmë ndërkohë prinderit e vajzës nuk kanë dashur që kjo lidhje me diferencë 20 vjeçare në mes të vazhdonte.

“Kemi nga 15 marsi i 2023, gati 10 muaj. Dasmën e bëra unë në gusht. Mu krijua mundësia. Doja t’i gëzoja siç bëjnë të gjithë prindërit. Pyeta prindërit e saj por më thanë se nuk ke punë ta bësh nuse. Në atë kohë i bënë presion nuses. Goca sëmuret, në spital në agoni, 4 ditë rresht. Ata në polici. Vjen polici e marrin djalin pa ditur gjë ne” tregon Agim Arapi, babai i 34 vjeçarit.

Babai tregon se djali i tij është thirrur tre herë në polici për këtë lidhje.

“I pyetur nëse vajza ka qëndruar me dëshirë apo forcë, babai i 34 vjeçarit përgjigjet “Me dëshirë. Ne i thamë që në fillim kur vajtëm atje (Tek shtëpia e vajzës). Nëse vajza nuk do, të jetë shëndosh në shtëpinë tuaj dhe djali im në shtëpinë e vet, por ajo tha do vij me ju. Kam bërë deklaratë në polici do të ndahemi”.