Maqedoni

Shpëtim Latifi- Dimitrievskit: Është momenti i fundit të lëshojë lejen për ndërtimin e gjimnazit “Sami Frashëri. Fondet janë gati

Shpëtim Latifi- Dimitrievskit: Është momenti i fundit të lëshojë lejen për ndërtimin e gjimnazit “Sami Frashëri. Fondet janë gati

Shpëtim Latifi, këshilltari special i ministrit të Arsimit- Jeton Shaqiri, sot nga Kumanova në ngjarjen e shënimit të 115 vjetorit të Kongresit të Manastirit publikisht i ka bërë apel kryekomunarit Maksim Dimitrievskit që të jep leje për ndërtimin e godinës së re të gjimnazit “Sami Frashëri”, raporton “Open”.

“Ministria ndau fonde për ndërtimin e një shkolle, një godine komplet të re për gjimnazin e Kumanovës “Sami Frashëri”. Ende po presim dhënien e lejes së ndërtimit nga Komuna. Pra 15 muaj fondet po presin për ndërtimin e gjimnazit. Ftoj prefektin e Kumanovës, sepse është momenti i fundit të lëshojë lejen e ndërtimit, me çka ne si MASH, me afat rekord do të nisim ndërtimin e këtij gjimnazi. Gjimnazi do të bëhet, sepse kemi marr përsipër punët për t’i bërë”, ka thënë mes tjerash Latifi.

Kujtojmë se, gjimnazi “Sami Frashëri” vijon mësimin në hapësira të improvizuara, që nuk plotësojnë kushtet elementare e as nuk i ngjason një shkolle në kuptimin e plotë të fjalës. Po bëhen dy dekada, dhe ende nuk dihet edhe sa gjenerata do sakrifikojnë për të ardhur deri te godina e cila do të ofrojë kushte moderne dhe dinjitoze, ashtu edhe siç e meriton çdo nxënës i shekullit 21.