July 1, 2024
Rajon - Botë

Shpërthyen dy penda në Gjermani

Dy penda shpërthyen nga përmbytjet në Gjermaninë jugore në qytezën bavareze të Faffenhofen an der Ilm si pasojë e shirave të dendur që kanë goditur rajonin ditët e fundit.

Dy pendat e shpërthyera janë në lumin Paar, një degë e Danubit, tha zëdhënësi i administratës së qarkut, raportoi DPA.

Disa rajone në Gjermaninë jugore regjistruan më shumë reshje në 24 orë sesa zakonisht shënohen për një muaj, tha sot Shërbimi Meteorologjik Gjerman (DWD).