May 15, 2024
Maqedoni

Shpërthen në lëvizje makina e biznesmenit nga Shkupi

“Mercedesi” i kryetarit të Odës Ekonomike të Energjetikës, Gjorgji Manaskov ka shpërthyer në autostradën në afërsi të udhëkryqit “Mirkovci” dhe është djegur për më pak se tre minuta. Në aksident nuk ka persona të lënduar.

“Në 21.12.2021 në orën 21.14 në SPB Shkup është raportuar se në afërsi të udhëkryqit ‘Mirkovci”, është shkaktuar zjarr, në një makinë në lëvizje ‘mercedes’, me targa të Shkupit, në pronësi të Gj.M. (48) nga Shkupi, konfirmojnë nga MPB-ja.

Zjarri është lokalizuar nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve Shkup, ndërsa në aksident nuk ka persona të lënduar. MPB thekson se tashmë është bërë ekspertizë.

Informacioni mbrëmë e publikoi Oda Ekonomie e Energjetikës së Maqeodnisë në profilin e saj në Fejsbuk.

“Shpërthimi në makinën në të cilën ishte kryetari i Odës Ekonomike të Energjetikës Gjorgi Manaskov ka shpërthyer në autostradën te udhëkryqi në Vizbeg në drejtim të Shkupit”, theksohet në publikim.

Në publikim shtohet se policia e ndërhyrjes së shpejtë që ndodhej aty pranë dhe zjarrfikëset kanë reaguar menjëherë, por nuk kanë arritur të shuajnë zjarrin Mercedesin S200 të zi, i cili u dogj krejtësisht në më pak se tre minuta.

“Udhëtarët janë mirë dhe gjallë”, shtohet në publikim.