Shpërthen afera “Bujanoci” në Serbi, këngëtaret serbe kanë shkuar me djem shqiptarë për para, përmenden një Bekim dhe një Jashar (Foto)
Ish-pjesëmarrësja në reality shoun serb “Koperativa 4”, Rea Angjelkoviq pohon se yjet e këtij spektakli me emrat Sanja Stankoviq, Milica Kemez, Maja Marinkoviq dhe Aleksandra Nikoliq kanë punuar si “shitëse dashurie” për pronarët e kafeneve shqiptare në Bujanoc.
“Sanja Stankoviç, Milica Kemez, Maja Marinkovic dhe Aleksandra Nikoliq janë vajza me moral të lehtë që e shitën dashurinë te shqiptarët”, pohon Rea Angjelkoviq! Kjo këngëtare e re, e përjashtuar pak kohë më parë nga reality show “Kooperativa 4”, ka vendosur të ekspozojë shoqet e deridjeshme të dhomës dhe të sjellë për publikun “gjërat e pista” të tyre.
Siç transmeton portali Lideri.mk, Rea thotë se telefoni i saj është plot me korrespondenca dhe foto që vërtetojnë se yjet e përmendura ishin marrë me “zanatin më të vjetër”.
“Milica, Aleksi, Maja dhe Sanja punonin si prostituta! Tutorët e tyre ishin një farë Jashari, i cili është pronar i një kafeneje të njohur në Bujanoc dhe Bekimi, pronar i pompës së benzinës. Që të katrat kishin një tarifë 200 euro dhe ishin në katalogun e seksit”- pohon Rea për Informerin serb dhe vijon me akuzat:
“Milica Kemez ka fjetur edhe me të dashurin e motrës së saj Mirelës! Pastaj motra e saj e përzuri nga shtëpia, kështu që ajo iku në Zvicër dhe u punësua si kërcimtare në kafene të një shqiptari. Megjithatë, kjo ishte vetëm një mbulesë për prostitucionin e saj. Gjithë mbrëmjen ecën nga tavolina në tavolinë duke kërcyer para të ftuarve, pastaj ulet për një pije me klientët dhe në fund fle me ta për 200 euro! Aleks bëri të njëjtën gjë, dhe tani ajo po sillet e ndershme. Kush për çfarë flet – ku*va për nder!”
Pjesëmarrësja i përjashtuar nga “Koperativa 4” pretendon se ndryshe nga Kemez dhe Nikoliç, Maja dhe Sanja janë shuguruar ekskluzivisht jashtë vendit, transmeton Lideri.mk.
“Ato dyja nuk kanë punuar në Bujanoc, por kanë punuar nëpër klube në Zvicër. Për të gjitha këto që po them, kam prova dhe fotografi të forta, të cilat do t’i paraqes në gjykatë nëse ndonjëra prej tyre më padit”- pohon me besim Andjelkoviq.
Rea shpreson që të kthehet në reality show, në mënyrë që ajo të mund të përballet personalisht me yjet që ka përmendur.
“Do të doja të hyja sërish në ‘Kooperativë 4’ dhe të tregoja versionin e vërtetë të vetes. Aty më poshtëronin dhe më shanin çdo ditë, por nuk do të lejoj më të më pështyjnë”, ka thënë ajo.
Të ashtuquajturat yjet pohojnë se janë punësuar vetëm si promotore dhe mikpritëse në jug të Serbisë.
“Kam punuar në Bujanoc, por si promotore dhe ‘animir lady’. Më duhet të them se shqiptarët që drejtojnë kafene dhe bare atje ishin të mrekullueshëm për mua. Në bare shpesh burrat paguanin pijet tona dhe çdo vajzë mund të shkonte në shtrat me ta nëse donte, por unë kurrë nuk e bëra këtë”, është mbrojtur Aleks Nikoliq./Lideri