Maqedoni

Shpërndarja e testit të maturës, Shaqiri kërkon përgjegjësi

Ministri për Arsim Jeton Shaqiri kërkon përgjegjësi për grupin e nxënësve të cilët kanë shpërndarë testin e maturës shtetërore në gjuhën angleze përmes grupeve në Viber dhe më pas në rrjetet sociale. Shaqiri ka kërkuar nga Qendra për maturë shtetërore dhe këshilli pranë saj që përpara publikimit të rezultateve të testit për maturën shtetërore, të analizojë nëse dhe nga kush ka pasur shkelje gjatë realizimit të testimit.“Pres që në fund të këtij muaji të dalin rezultatet nga testimi I parë I suksesshëm I cili u realizua nga matura shtetërore. Është kërkuar nga Qendra e maturës shtetërore dhe këshilli që t’i kenë parasysh të gjitha shkeljet ligjore dhe gjatë dhe pas procedurave të rezultateve të ketë konstatime sa I përket përshkrimit – kopjimit. Edhe ne si shoqëri të gjitha të kontribuojmë që këto ngjarje të ndodhin sa më pak edhe në procesin arsimor edhe proceseve tjera shoqërore. Të gjitha hapat të cilat duhet t’i ndërmerr këshilli pranë maturës shtetërore apo, qendra për maturë shtetërore , të gjitha rekomandimet duhet të kenë bazë dhe nuk duhet të mendojmë vetëm për një grup të caktuar që ka qenë e kyçur në atë proces. Nëse këshilli I maturës shtetërore konstaton se në cilën shkollë, cili grup I nxënësve e ka bërë shkeljen, deri në publikimin e rezultateve të kemi përgjigje nga organizatorët e maturës shtetërore për përgjegjësi”, deklaroi Jeton Shaqiri, Ministër I Arsimit dhe Shkencës.