June 16, 2024
Maqedoni

Shpërndarja e mandateve në Kuvend pas rivotimit të djeshëm

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Aleksandar Dashtevski dje i shpalli rezultatet pas rivotimit në shtatë vendvotime.

Dashtevski tha se edhe Fronti Evropian edhe koalicioni VLEN kanë fituar nga 8 mandate në njësinë e gjashtë zgjedhore, që do të thotë se VLEN merr mandat nga Fronti Evropian.

Në zonën e 5-të, rezultati mbetet i njëjtë.

Dashtevski shtoi se do të vijojnë afatet për ankesa.