April 30, 2024
Rajon - Botë

Shpërndajeni: Shqiptarja e guximshme nga Novi Pazari: Çdo sekondë të jetës do t’ia kushtoj kthimit të Sanxhakut në kombin tim

Amina Nuraj, shqiptarja e Sanxhakut që po angazhohet aktivisht për identitetin shqiptar në Sanxhak, ka bërë sot një adresim në lidhje me përpjekjet e Serbisë kundër identitetit shqiptar në këtë zonë.

Adresimi i znj: Amina Nuraj:
“FRIKA E SERBISË NGA KTHIMI E POPULIT N SANXHAK TE NËNA E SHQIPËRISË

Sipas regjistrimit të fundit, Sanxhaku ka 436.000 banorë dhe qyteti i Pazarit i Ri renditet ndër qytetet më të reja në Sanxhak për sa i përket foshnjave të lindura dhe me 130.000 banor.Nga 436.000 banorë, 400.000 janë shqiptarë të asimiluar, për të cilët Serbia ka frikë se do të kthehen në kombin e vërtetë.

Prandaj po përballemi me probleme të mëdha sepse Sanxhaku po e shqetëson Serbinë, sepse po të ktheheshin 400 mijë shqiptarë Serbia do të futej në probleme të mëdha.

​Rruga është e gjatë dhe e vështirë, por përderisa Zoti vendos që do të jetoj, çdo sekondë të jetës time do t’ia kushtoj Atdheut dhe kthimit të Sanxhakut në kombin tonë. 🇦🇱“