Shpërndajeni: Djaloshi 10 vjeçar kërkon ndihmën e shqiptarëve për shërimin e babait
*Në story gjeni linkun e GoFundMe*
Gledi Hoxhallari ka nevojë urgjente për ndihmë pasi gjendja e tij është e rënduar dhe nuk ka ende asnjë përmirësim.
40-vjeçari që u plagos rëndë me armë zjarri më 5 janar në Fier nga i dashuri i bashkëshortes që e nxorri në pritë, ndodhet në spital.
Djali i tij 10-vjeçar, i cili ishte dëshmitar i kësaj ngjarje të rëndë kërkon ndihmën e shqiptarëve për kurimin e babait. I mituri lutet që shqiptarët me kontributin e tyre të mundësojnë shërimin e babait i cili prej një muaji dergjet në shtratin e spitalit.
Në momentin më të vështirë të jetës, bashkëshortja e ka braktisur Gledin dhe djalin e saj të mitur, dhe po vazhdon jetën me të dashurin e shpallur në kërkim.
Ndërkohë Gledi që është duke luftuar për jetën ka nevojë për trajtim të specializuar, i cili ka kosto të larta. Familja e tij nuk ka mundësi t’i mbulojë këto shpenzime, dhe ata kërkojnë ndihmën e shqiptarëve për të mundësuar rikthimin e Gledit në jetë, jo vetëm për veten e tij, por edhe për djalin e tij të vogël.
Linku ku mund të kontribuoni: https://www.gofundme.com/f/per-gledin/topdonations?fbclid=IwY2xjawIMJjZleHRuA2FlbQIxMQABHRU8IwrIpkuexPXCo0yunVdLgatwFtyIJWxGwlDWBWgg5rRLx-d0Ye6hig_aem_-io1bWZotKpyehPDFm-LcA