Shoqata e mjekëve privatë protestuan për dënimet ndaj mjekëve
Shoqatat e mjekëve amë protestuan për shkak të e-mailit që e morën gjatë fundjavës nga ana e Fondit për Sigurim Shëndetësor, me njoftimin se kanë tejkaluar recetën e barnave dhe se do t’u nënshtrohen sanksioneve. Mjekët amë në kryeqendër u shprehën të revoltuar pasi që nga shtatori me ndryshimet që u bënë, patën mundësinë të përshkruajnë ilaçe që janë të nivelit specialist, për t’i bërë ato më të qasshme për pacientët, sepse ka mungesë të specialistëve.
“Revolti është i madh, nuk duam kështu të vazhdojë, sepse çdo tre muaj kemi mjek pediatër që dënohen me mbi 20 mijë denarë. Vlerësojmë se nuk është në rregull, sepse ne jemi mjekë dhe nuk ka mjek që i përshkruan ilaç dikujt që nuk e shfrytëzon ose dikujt që ka nevojë dhe ne nuk i japim.”, – deklaroi mjekja, Lilija Collakova Dervishova.
Për shkak të dënimeve nga Fondi Shëndetësor protestuan edhe mjekët amë në Prilep.
“Gjatë tre muajve të fundit një numër i madh i mjekëve janë dënuar me shuma të larta, për shkak të kryerjes profesionale të punës së tyre, gjegjësisht për shkak të përshkrimit të terapisë kronike që rregullisht çdo muaj e marrin pacientët tanë. I kanë dënuar pasi që e kanë tejkaluar numrin e përshkrimit të terapive. Kërkesat tona janë që të ndryshohet menjëherë ndryshimi i politikës ndëshkuese nga ana e Fondit Shëndetësor ndaj mjekëve amë.”, – theksoi koordinatorja e Shoqatës së mjekëve privatë – Prilep, Biljana Gavrillovska.
Nga shoqata e mjekëve privatë kërkojnë nga Fondi rritje të buxhetit për recetat.