September 19, 2024
Maqedoni

SHMK “Ismet Jashari”-Likovë reagon ashpër lidhur me videot e qarkulluara në rrjetin social “Tik Tok”: Janë montime, të pavërteta. Ftojmë MPB-në të ndërmarrin veprime të menjëhershme!

SHMK “Ismet Jashari”-Likovë reagon ashpër lidhur me videot e qarkulluara në rrjetin social “Tik Tok”: Janë montime, të pavërteta. Ftojmë MPB-në të ndërmarrin veprime të menjëhershme!

19 shtator 2024-Jemi në dijeni se kohëve të fundit në rrjetin e TikTok-ut po qarkullojnë video të cilat kanë për qëllim shantazhimin dhe përhapjen e të pavërtetave në lidhje me stafin e Shkollës së Mesme Komunale “Ismet Jashari” në fshatin Likovë. I bëjmë thirrje të gjitha organeve të rendit që të merren seriozisht me këtë çështje, e cila përfshin shkeljen e të drejtave elementare njerëzore, privatësinë dhe sigurinë e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Theksojmë se këto video janë montime tërësisht të pavërteta dhe aspak të bazuara në realitet. SHMK “Ismet Jashari” është e njohur si një shkollë e mesme me kushte të shkëlqyera në rajon, me staf të përgatitur profesionalisht dhe një mjedis ku mbizotëron harmonia.

Edhe njëherë, ftojmë Ministrinë e Punëve të Brendshme që të ndërmarrë veprime të menjëhershme për identifikimin dhe ndjekjen penale të shantazhuesve, kërcënuesve dhe personave që përfshihen në përhapjen e informacioneve të rreme dhe denigruese.

Me respekt,

Stafi i SHMK “Ismet Jashari”, Likovë

Drejtor,

Isni Aliji