May 5, 2024
Maqedoni

Nikollovski pyet kandidatin për ministër të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti se si është duke ndërtuar një haciendë prej 336 m2 në Taftalixhe

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski nga foltorja e Kuvendit, ka pyetur kandidatin për ministër të Shëndetësisë se si për momentin nga një strehë modeste po ndërton një haciendë prej 336 metra katrorë, në lagjen elitaret Taftalixhe, ku do të ketë fqinjë të parë Arben Taravarin.
“Si në rrugën Brisellska 18A ndërton haciendë prej 336 metra katror, ja mundësi të shihni këtë perspektivë, dhe perspektivë tjetër. Kjo është si duket korrupsioni politikë në Maqedoni dhe duhet të shpejgojë Fatmir Mexhiti si nga gjitha lokacionet në qytetin e Shkupit ka përzgjedhur lokacion pikërisht karshi shtëpisë së dhuruar të shokut të tij dhe kryetar të partisë Arben Taravari. Kështu duket korrupsioni politik”, ka thënë Nikollovski, duke treguar fotografi nga hacienda e re në pronësi të Mexhitit.
Nikollovski ka pyetur se cili është kredibiliteti moral i Fatmir Mexhitit të jetë kandidatë për ministër i shëndetësisë në momentin që po ndërton haciendë të tillë.