Shlyhet flamuri i Ukrainës në Shkup
Persona të panjohur kanë vandalizuar tabelën e “Parkut Ukraina” që Komuna e Çairit e promovoi javë më parë bashkë me ambasadën e Ukrainës në vend. Komuna e Çairit me këtë rast e ka dënuar ashpër aktin e tillë që gjendet në territorin e saj, gjegjësisht pranë objektit komunal.
“Komuna e Çairit dhe unë si kryetar i saj e dënojmë ashpër aktin e vandalizimit të tabelës me emrin e Parkut Ukraina që gjendet në territorin tonë, gjegjësisht pranë objektit komunal. Vlerësojmë se ky është një akt tepër i ulët ndaj një vlere paqësore siç është Parku Ukraina, që e promovuam javë më parë së bashku me Ambasadën e Ukrainës në vend. Rastin në fjalë ne tanimë e kemi denoncuar tek organet e rendit dhe kërkojmë që sa më shpejt autorët të identifikohen dhe të marrin ndëshkimin e merituar”, thuhet në reagimin e kreut të Çairit, Visar Ganiu.