May 18, 2024
Maqedoni

Shkupjania godet me thikë ish partnerin

MPB ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 19:25 ka ndodhur një incident para një kazinoje në Aerodrom të Shkupit.
Sipas raportit policor, pas një zënke, një femër e moshës së re me inicialet T.M nga Shkupi ka therur me thikë ish-partnerin e saj, inicialet e të cilit nuk janë publikuar.
Policia theksoi se ka ndërmarrë masa për zbardhjen e këtij rasti.