Shkupjani u dha alkohol dhe ilaçe katër fëmijëve në shtëpinë tij, i caktohet burgim
Gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit 30 ditor 40 vjeçarit nga Shkupi i dyshuar për ngjarjen me 4 të miturit që u gjetën në shtëpinë e tij pa ndjenja, ta alkoolizuar dhe nën ndikimin e substancave psikotrope, shkruan Alsat.
Prokuroria Publike ka nisur hetimin ndaj tij mbi bazën e dyshimeve për veprat penale “vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve”, “prodhimi dhe tregtia me mjete të dëmshme kuruese” dhe “ekspozimi në rrezik”. I dyshuari ishte paraqitur në polici në cilësinë e të dëmtuarit me arsyetimin se është sulmuar fizikisht nga një minoren në shtëpinë e tij.
“Bashkërisht me fëmijët kanë konsumuar alkool dhe në mbrëmje u ka ofruar medikamente “tergatol 200 mg”, “zapira 10 mg” dhe “dijazepak 5 mg” të cilat i kanë përdorur për tu pavarësuar nga alkooli por që ja ka ofruar peronave të mitur që t’i marrin për t’u argëtuar. Të nesërmen i dyshuari kur është zgjuar, në dhomën ditore i ka parë fëmijët të cilët janë qenë të shtrirë, në gjendje të rëndë shëndetësore (të cilën ua ka krijuar ai) por pavarësisht kësaj nuk i ka ofruar ndihmë”, thonë nga Prokuroria Publike.
Gjendja e krijuar pas konsumimit të alkoolit dhe medikamenteve i ka bërë të miturit që të humbin kontrollin me ç’rast kanë thyer orenditë shtëpiake dhe kanë marrë lëndime trupore.
Derisa gjendja e fëmijëve që po trajtohen në Klinikën e Toksikologjisë është duke u përmirësuar dhe do të qëndrojnë nën kujdesin e mjekëve deri të hënën në mëngjes, mbetet i paqartë versioni i krimit të 12 gushtit. Policia thotë se të miturit kanë konsumuar alkool dhe medikamente.
Nga Klinika e Toksikologjisë ditë më parë informuan se në pasqyrën e gjakut nuk ka rezultuar prezencë alkooli, ndërsa Prokuroria Publike ditë më parë në njoftimin për hapjen e hetimit tha se i dyshuari u ka ofruar medikamente të miturve për t’i argëtuar gjatë konsumimit të alkoolit, ndërsa personalisht i ka përdorur për t’u pavarësuar nga alkooli. Për tre veprat mbi bazën e të cilat i është caktuar masa e paraburgimit 40 vjeçarit nga Shkupi, ai rrezikon të paktën 16 vjet burg./ Alsat.mk