September 28, 2024
Maqedoni

Shkupi u zgjua sot me shi e bubullima

Në orët e hershme të mëngjesit territori i Shkupit është përfshirë nga një masë e paqëndrueshme vranësirash, e përcjellë me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe me paraqitje të mundshme të breshërit. Reshje më intensive ka pasur në rrezën e kodrave të Malit të Zi të Shkupit, informoi sot Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).

QMK-ja thekson se edhe lugina e Kumanovës është e prekur nga një masë e paqëndrueshme vranësish e përcjellë me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe breshër dhe për momentin një masë e paqëndrueshme ajrore po lëviz në drejtim të qyteteve Berovë dhe Pehçevë. Parashikohet që Berova dhe Pehçeva të preken nga një masë vranësore e paqëndrueshme e përcjellë me reshje të dendura shiu, bubullima dhe breshër.