Shkupi dhe Tirana nuk u përmendën aspak në samit
Korniza negociuese e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe data eventuale për konferencën e parë ndërqeveritare nuk u përmend aspak në Samitin e shefave të vendeve anëtare dhe nuk ishte pjesë e konkluzioneve. Samiti dyditor u mbyll me qëndrime rreth vaksinimit, sigurisë së vendeve anëtare, situatën me refugjatët dhe të drejtat themelore. Ky rezultat pason takimin e pak ditëve më parë të ministrave të Jashtëm dhe ministrave për Evropën të cilët nuk arritën një konsensus rreth kornizës negociuese të Shkupit dhe Tiranës, për shkak të vetos bullgare. Vetë presidenti bullgar Rumen Radev i cili ishte prezent në Samitin e dy ditëve të fundit konfirmoi për mediat se negociatat e Maqedonisë me BE-në varen nga avancimi i negociatave mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Radev tha se Sofja nuk do t’i thotë “po” kornizës për Shkupin deri sa ky i fundit nuk bën hapa konkret në zbatimin e marrëveshjes së vitit 2017.
Alsat
Menu
Switch skin
Shkupi dhe Tirana nuk u përmendën aspak në samit
A525.06.2021 325 2 minutes read
Korniza negociuese e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe data eventuale për konferencën e parë ndërqeveritare nuk u përmend aspak në Samitin e shefave të vendeve anëtare dhe nuk ishte pjesë e konkluzioneve. Samiti dyditor u mbyll me qëndrime rreth vaksinimit, sigurisë së vendeve anëtare, situatën me refugjatët dhe të drejtat themelore. Ky rezultat pason takimin e pak ditëve më parë të ministrave të Jashtëm dhe ministrave për Evropën të cilët nuk arritën një konsensus rreth kornizës negociuese të Shkupit dhe Tiranës, për shkak të vetos bullgare. Vetë presidenti bullgar Rumen Radev i cili ishte prezent në Samitin e dy ditëve të fundit konfirmoi për mediat se negociatat e Maqedonisë me BE-në varen nga avancimi i negociatave mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Radev tha se Sofja nuk do t’i thotë “po” kornizës për Shkupin deri sa ky i fundit nuk bën hapa konkret në zbatimin e marrëveshjes së vitit 2017.
– Advertisements –
Sipas ministres Radmilla Shekerinska, mbështetja për Maqedoninë e Veriut në BE do të rritet pas kësaj vetoje. Ajo shtoi se vendi ka bërë gjithçka që ka qenë në dorën e tij.
“Me rezultate të mira, jam e bindur se do t’i përgënjeshtrojmë edhe skeptikët më të mëdhenj dhe jam e bindur se zëri kundër bllokimeve nga ana e cilitdo do të rritet gjithmonë e më shumë. Ju e patë se në ditët e fundit, pas vendimit të Bullgarisë kritika që vjen na vendet e tjera është më e fuqishme se sa zhgënjimi dhe kritika që vjen prej nesh.”- deklaroi Radmilla Shekerinska, ministre e Mbrojtjes.
Kryeministri Zaev ka kritikuar ashpër BE-në për mënyrën e funksionimit dhe lënien e Shkupit në pritje por ka konfirmuar se do të vazhdojë negociatat me Sofjen dhe shpreson për një zgjidhje me Qeverinë e ardhshme politike bullgare.
VMRO-DPMNE-ja nuk heq dorë nga kërkesa për ndërtimin e një konsensusi të brendshëm për vijat e kuqe të Maqedonisë së Veriut në negociatat me Bullgarinë.
“Prej tyre dëgjojmë flluska, dëgjojmë demagogji, por assesi nuk dëgjojmë se cila është pozita e Maqedonisë së Veriut, për çfarë negociohet për momentin dhe për këtë është hipokrizi nga ana e tyre që të thonë se opozita i frenon proceset. Opozita është e vetmja që përpiqet t’i avancojë këto procese duke vërtetuar se çfarë është ajo për të cilën nuk guxon të negociohet; identiteti, historia, gjuha maqedonase, pakicat maqedonase, etj.”- tha Timço Micunski, VMRO-DPMNE.
Vendimin e BE-së e kritikoi edhe Shqipëria e cila po ashtu mbeti në pritje për shkak të trajtimit në pako me Maqedoninë. Kryeministri shqiptar Rama ka deklaruar se vendet e rajonit duhet të thellojnë bashkëpunimin mes tyre, edhe nëse mbeten jashtë BE-së.