Shkupi dhe Tetova me më shumë raste aktive me COVID-19
Shkupi dhe Tetova janë qytetet në të cilat numri i të sapoinfektuarve me koronavirusin edhe më tutje rritet. Sipas statistikës së djeshme, nga 54 rastet e saporegjistruara nga 3.087 testimet e bëra, madje 32 janë nga Tetova, ndërsa pastaj vijon Shkupi me 13, Dibra me 4, Gostivari dhe Vallandova me nga 2 dhe Kërçova 1. Në 13 qytete nuk ka raste aktive me Kovid-19.
Në Tetovë dje ishte shënuar edhe një rast i vdekjes. Nga Kovid-19 vdiq një person 77 vjeçar në kushte spitalore.
Dje ishin regjistruar edhe 28 pacientë të shëruar, prej të cilëve 12 nga Shkupi, 4 nga Kumanova, 3 nga Tetova, nga 2 prej Kërçove, Velesi, Ohri dhe Struga dhe 1 nga Strumica.
Deri tani në vend janë bërë gjithsej 985.556 testime për Kovid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar nga fillimi i epidemisë arrin 156.506, shifra e pacientëve të shëruar është 150.399, e të vdekurve është 5.494, ndërsa numri i rasteve aktive arrin 613.
Numër më të madh të rasteve aktive ka në Shkup dhe atë 184, vijon Tetova me 177, Kumanova 67, Gostivari 47, Manastiri 25, Dibra 21, Strumica 16, Kërçova 15, Prilepi 11, Ohri 9, Vallandova 7, ndërsa Struga dhe Koçani me nga pesë raste aktive. Pastaj vijon Kavadari me katër raste aktive, ndërsa nga tre kanë Velesi, Shtipi, Sveti Nikolla, Berova dhe Radovishi. Pehçeva dhe Gjevgjelia kanë nga dy raste aktive, ndërsa Dellçeva një. Në Negotinë, Resnjë, Kriva Pallankë, Vinicë, Probishtip, Bogdanc, Krushevë, Demir Hisar, Demir Kapi, Kratovë, Makedonski Brod, Makedonska Kamenicë dhe Dojran nuk kanë asnjë rast aktiv për momentin.
Ministri i Shëndetësisë dje deklaroi se pjesë më të madhe në numrin e të sapoinfektuarve në këtë periudhë kanë udhëtarët të cilët vijnë nga vendet e huaja, ndërsa a janë ato bartës të variantit Delta plotësisht do të konfirmohet.
“Mbrojtja më e mirë kundër koronavirusit dhe të gjitha mutacioneve deri tani të paraqitura janë vaksinat, ndërsa ne nuk mundemi përgjithmonë të jetojmë me restriksione”, deklaroi Filipçe, duke apeluar deri te qytetarët të jenë të vetëdijshëm se duhet të vaksinohen.
Ai edhe njëherë përsëriti se edhe krahas rritjes së numrit, tani për tani nuk do të vendosen masa restriktive. Është e mundur në vjeshtë të vendosen kufizime dhe atë vetëm për qytetarët e pavaksinuar.
Ai potencon se sistemi shëndetësor për momentin është i gatshëm të përgjigjet në valën e re eventuale të infektimit.
Nga Ministria e Shëndetësisë intensivisht i ndjekin dhe analizojnë rekomandimet në lidhje me vaksinimin. Skenarët e mundshëm, sipas Filipçes, janë të ketë rekomandim për dozë të tretë të vaksinave ose vaksina të bëhet sezonale. Por, më shumë njohuri për atë nëse vaksina do të bëhet sezonale ose jo, priten në shtator ose tetor.
Vaksinimi për momentin zhvillohet pa ndërprerë. Në vijim është edhe vaksinimi në terren. Në pikat vaksinuese në shtet dhe në terren deri tani janë vaksinuar rreth 520.000 qytetarë.