Maqedoni

Shkup, shpëtohet një person i cili kishte kërcyer në Vardar

Shkup, shpëtohet një person i cili kishte kërcyer në Vardar
Nga shkallët nën Urën e Gurit një mashkull sot në mëngjes kishte kërcyer në lumin Vardar, ndërsa pas masave të ndërmarra është nxjerrë i gjallë, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Sot në mëngjes rreth orës 8:30 është raportuar se nga shkallët nën Urën e Gurit një mashkull ka kërcyer në lumin Vardar. Menjëherë pas raportimit të marrë janë ndërmarrë masa nga nëpunësit e policisë nga NJPB Qendër dhe Bit Pazar dhe Brigada e zjarrfikësve në Shkup, dhe personi është nxjerrë i gjallë”, thonë nga MPB.

Me ndihmë urgjente mjekësore personi është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”.