Shkup, shekulli 21: Maqedonasit do të protestojnë kundër hapjes së paraleles shqipe
INSPEKTORATI I ARSIMIT: KA HAPËSIRA PËR HAPJEN E PARALES NË “NJEGOSH”
“Këtë periudh duhet të luftojmë që ta mbrojmë shkollën. Sigurisht jeni të njoftuar që është aktivizuar grupa për hapjen e paraleves deri në klasën e nëntë. Do të organizojmë protest”.
Ky është mesazhi që u është dërguar prindërve nxënesve të shkollës “Njegosh” në komunë të Gazi Babës. Prindërit e nxënësve janë kundër hapjes së paraleles në gjuhën shqipe prej klasës së gjashtë deri të nëntën.
Ndërsa nxënësit në vijojnë mësim në shqip kanë mbetur gati një muaj pa mësim. Kërkojnë të drejtën kushtetuese ndjekin mësim në gjuhë amtare.
“Unë jam klasa e gjashtë. Kemi humbur shumë prej mësimit”
“Këtu e kam afër shkollën, shpresoj të qelet”
Vend dhe hapësirë për të mësuar ka, kanë konstatuar inspekorët e Inspektoratit të Arsimit. Drejtori i këtij dikasteri thotë që problemi qëndron vetëm përshkak etnitetit të nxënësve.
“Konstatuam atë që dihen në opinionin publik. Në shkollë nuk është problemi që nuk ka vend infrastrukturë objekti po ka çështje tjera që nuk u konvenon palës tjetër. Pas inspektimit tonë e pamë që shkolla i plotëson kushtet dhe është me infrastrukturë shumë të mirë për ë ndjekur mësimin të gjithë nxënësit pa marrë parasysh etinitetit” – tha Halit Ferati.
Para tre viteve Komuna e Gazi Babës refuzoi kërkesën për hapjen e paraleleve shqipe në këtë shkollë. Më pas mori vendim për ndërtimin e një shkolle të re në këtë fshat ku do të mësonin të gjithë fëmijët e fshatit, vendim i cili mbeti vetëm në letër.
“Do të përgatitet një elaborate për ndërtimine shkollës” – deklaroi Borçe Gjorgjievski, ish kryetar i komunës së Gazi Babës.
“Para gjysmëvjetorit të kryhet që aty fëmijët të fillojnë të mësojnë” – tha Muhamed Zekiri.
“Fatkeqësisht nuk e kanë bërë se ai është në presion të individëve të caktuar të cilët ndoshta kanë agjendë konkrete për t’i kthyer tensionet e viteve më përpara që e karakterizonin arsimin” – tha Arbër Ademi.
Përderisa shqyrtohet kërkesa në komunën e Gazi Babës për hapjen e paraleleve, nxënësit kanë mbetur jashtë procesit arsimor. /KlanMacedonia/