Shkup, sanksionohen 167 shoferë, 6 për tejkalimin e shpejtësisë
Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 167 sanksione,
Gjashtë sanksione janë shqiptuar për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, njëzet e tri gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, katër gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), shtatë gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit.
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.