May 12, 2024
Maqedoni

Shkup, një trup i pajetë gjendet afër lumit Lepenc

MPB sot njoftoi se gjatë ditës së djeshme në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup është raportuar se në Orman të Shkupit, respektivisht afër lumit Lepenc është gjetur një trup i pajetë. Nga MPB shtojnë se trupi i pajetë është dërguar për autopsi.

“Më datë 03.12.2022 në ora 09.30 në SPB-Shkup është raportuar se në fshatin Orman, Shkup, afër lumit Lepenc, në vendin e quajtur “Leski”, është gjetur trupi i pajetë i një personi të ndjerë. Zyrtarët policorë kanë kryer kontroll dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thonë nga MPB.