Maqedoni

Shkup, kallëzim penal ndaj një ish kryetari të komunës

Sektori për Punë të Brendshme në Shkup ka parashtruar kallëzim penal ndaj një ish kryetari të komunës në Shkup, përcjell TV21. Ish kryetari, 53-vjeçari J.P. dyshohet për kryerjen e veprës penale “keqpërrdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

“I raportuar, në cilësinë e personit të autorizuar – kryetar komune, në periudhën nga viti 2011 deri në vitin 2015 ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare në disa raste duke tejkaluar kufijtë e kompetencave të tij zyrtare dhe ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik. Në vitin 2011, 2012 dhe 2013 ka marrë tri vendime për prokurim publik për servisimin e harduerit, softuerit dhe rrjetit në vlerë të përgjithshme prej 802.400,00 denarëve, por përkundër kësaj ka blerë dhe paguar mallra dhe shërbime në vlerë prej 184.192 denarëve më shumë se shuma monetare e planifikuar, mjete nga Buxheti dhe jashtë vendimit të miratuar për prokurim publik për harduer, softuer dhe servisim të rrjetit. Gjithashtu, gjatë vitit 2014, i raportuari ka marrë vendim për prokurim publik të pjesëve për automjete të udhëtarëve dhe riparimin dhe mirëmbajtjen e tyre, por edhe përkundër kësaj ka bërë blerje dhe pagesë të mallit në shumë prej 25.623 denarëve, më shumë se mjetet e parapara për atë qëllim dhe jashtë vendimit të marrë prej tij. Gjithashtu, i raportuari për periudhën e caktuar ka prokuruar dhe ka paguar mallra dhe shërbime në vlerë të përgjithshme prej 440.781 denarëve me operator ekonomik, edhe pse e ka ditur dhe ka qenë në dijeni se mallrat dhe shërbimet fare nuk janë objekt i marrëveshjes për prokurorim publik, ndërsa me një operator tjetër ekonomik ka paguar mallra dhe shërbime në vlerë të përgjithshme prej 200.491 denarëve edhe pse e ka ditur se mallrat dhe shërbimet e paguara nuk ishin fare objekt i marrëveshjes së lidhur për prokurimit publik”, thonë mes tjerash nga MPB.