Shkup, hajduti paraqet në polici dy persona që e rrahën pasi e kapën duke vjedhur
Një 37-vjeçar nga Hasanbegu është arrestuar nën dyshimin për tentim për vjedhje të rëndë në një ndërtesë në ndërtim e sipër. Por ai ka raportuar në polici se dy persona e kanë rrahur pasi e kanë kapur duke vjedhur.
“Me datë 16.04.2023 në ora 19:45, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Gazi Babë në zonën e Gazi Babës kanë arrestuar personin M.I.(37) nga fshati Hasanbeg për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” në tentativë, në një ndërtesë në ndërtim. Në lidhje me rastin, pak më vonë M.I. ka raportuar se rreth orës 19:10 në zonën e Gazi Babës është sulmuar fizikisht me sende të forta nga B.I. dhe një person tjetër, pasi u kap në tentativë për të vjedhur”, njoftoi MPB.