October 4, 2024
Dossier

Shkruan Nehat Jahiu: Dy vajzat e para nga fshati Orizare që thyen akullin për t’u shkolluar!

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

DY FEMËRAT E PARA NGA FSHATI ORIZARE QË THYEN AKULLIN PËR TË U SHKOLLUAR

Tevide Destani( Iljazi) dhe Emine Selimi ( Islami) ishin dy femërat e para nga fshati Orizare të komunës së Likovës që thyen akullin që pas kryerjes së shkollimit tetëvjeçar të regjistrohen në shkollë të mesme. Pas kryerjes së shkollës së mesme ato do të jenë edhe dy mësueset e para që do të e kryejnë deri në pensionimin e tyre profesionin e mësuesisë. Tani që të dyja këto mësuese nuk janë në mesin tonë. Këta tani janë në botën e amshuar. Zoti i shpërbleftë me parajsë për misionin e tyre që e kryen me shumë nder deri në pensionim.