Shkon në mbi 170 numri i të vdekurve nga sulmet në Kabul
Numri i të vdekurve si pasojë e sulmeve të djeshme në aeroportin e Kabulit ka shkuar në mbi 170, ka bërë të ditur për CNN një zyrtar afgan i Ministrisë së Shëndetit Publik.
Sipas këtij zyrtari, numri i të plagosurve ka shkuar në më shumë se 200.
Ndërkohë, Pentagoni ka konfirmuar të enjten se 13 anëtarë të shërbimi ushtarak amerikan janë vrarë dhe 18 të tjerë janë plagosur, si pasojë e dy sulmeve të njëpasnjëshme në aeroportin e Kabulit, aty po ku evakuohen qindra mijëra persona, të cilët po ikin nga Afganistani që kur talebanët e morën nën kontroll vendin.
Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi “Shteti Islamik” ndërkohë që presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se sulmuesit do të ndëshkohen.