Rajon - Botë

Shkon në 25 mijë e 295 numri i të vdekurve në Gaza, 63 mijë të plagosur

Gjithsej 25 mijë e 295 palestinezë janë vrarë dhe 63 mijë të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori, tha të hënën Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

Numri përfshin 190 persona të vrarë dhe 340 të plagosur në 24 orët e fundit, shtoi ministria, raporton The Guardian.

Shumica e viktimave kanë qenë gra dhe fëmijë, tha ministria, dhe mijëra trupa të tjerë ka të ngjarë të mbeten të pa numëruar nën rrënojat në të gjithë Gazën.