Shkollat do të promovojnë më intenzivisht shëndetin e nxënësve
“Shkollat që promovojnë shëndetin në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përgatitja e planit të implementimit” ishte tema e punëtorisë së sotme të organizuar nga OBSH-ja.
Aty ishin prezent edhe ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali si dhe ministri i arsimit, Jeton Shaqiri.
“Një mundësi e mirë për promovimin e shëndetit në shkolla është përforcimi i koordinimit ndërmjet institucioneve shëndetësore, arsimore dhe institucioneve të tjera relevante për shëndetin e fëmijëve dhe adoleshentëve, për ta bërë kështu çdo shkollë promovuese të shëndetit, duke ndjekur udhëzimet dhe standardet e reja të vendosura nga OBSH-ja për të arritur rezultate shëndetësore dhe arsimore në periudhën që vijon”, tha ministri Bekim Sali, në fjalimin e mbajtur para pjesëmarrësve.