April 26, 2024
Sport

“Shkëndija” dhe “Shkupi” me një zë: Ndal dhunës dhe urrejtjes në stadiume

“TË NDALET URREJTJA QË NA TURPËRON TË GJITHËVE”

Nga KF “Shkëndija” e Tetovës shprehen të prerë. Qëndrimi i sponsorit është i palëkundur. “NË ASNJË MËNYRË NUK FINANSOJMË DIÇKA QË PRODHON DHUNË!”.

Në komunikatën zyrtare të “kuqezinjve” thuhet se nuk dalin për të dënuar sulmin ndaj futbollistëve në terren, gjuajtjet me flakadane e gjësende të forta nga tribuna, sharrjet dhe ofendimet apo edhe sulmet nga individë të caktuar drejt autobusit të ekipit në largim nga qyteti i Shkupit. Me këtë rast, KF Shkëndija bën thirrje publike te të gjitha palët e përfshira që të reflektojmë thellë e sinqerisht dhe që në këtë moment të ndalojmë këtë urrejtje, që sic thonë, po na turpëron pa përjashtim të gjithëve para syve të të tjerëve!

KF SHKËNDIJA

KF Shkëndija si klub bën thirrje për të ndalur urgjentisht këtë urrejtje e fanatizëm të skajshëm ndërmjet dy tifozerive, që tashmë nuk dëmtojnë vetëm klubet tona, por tashmë edhe qytetarë të pafajshëm që mbase edhe nuk kanë asnjë lidhje me futbollin. Nuk është roli i KF Shkëndijës të përcaktojë se kush e nisi, kush e vazhdoi, cili ka më shumë e kush më pak faj! Shkëndija thotë shkurtë dhe qartë, STOP URREJTJES DHE SKENAVE TË PAHIJSHME në ndeshjet tona!

Gati në të njëjtën vijë është edhe komunikata zyrtare e FC Shkupit. Synimi I tyre, sic thuhet, është t’i japin ngjyra futbollit të vendit, të ndërgjegjësojnë Evropën dhe t’i bëjnë tifozët e vërtetë të Shkupit dhe tifozët e vërtetë të futbollit të përjetojnë fitoret e ekipit të tyre të preferuar duke shtuar se vrazhdësia apo imoraliteti i një futbollisti nuk mund të jetë kurrë një shpjegim për atë që ndodhi dje në Çair.

FC SHKUPI

Një “Shvercer” i vërtetë nuk e dëmton klubin, një tifoz i vërtetë nuk e dëmton klubin e tij dhe qëndron kundër atyre që dëmtojnë klubin. I kërkojmë falje tifozëve të vërtetë të Shkupit, publikut të futbollit, baballarëve dhe nënave që sollën fëmijë e tyre për të parë futboll, ne premtojmë se do të luftojmë deri në fund ata që po tentojnë të dëmtojn klubin tonë të zemrës, pavarësisht kostos”

Ndryshe, ndeshja Shkupi – Shkëndija, e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll, u ndërpre në minutën e 9-të pas futjes së tifozëve vendas në stadium. Epilogu I ndeshjes është fitore zyrtare për Shkëndinë, pezullimi I stadiumit në Çair dhe tre tifozë të ndaluar nga policia. /KlanMacedonia/