Shkarkohet gjykatësja shqiptare që i këndonte mafias dhe kokainës në Tik Tok

Videot e gjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani duke bërë sfilatw në ambientet e Gjykatës kanë bërë xhiron e rrjetit dhe kanë marrë një vëmendje të madhe nga publiku.

Pas skandalit, gjyqtarja është shkarkuar nga detyra, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Shkalla e Parë e vettingut ka vendosur sot se Kapedani nuk duhet të jetë më pjesë e sistemit të drejtësisë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e hetoi Enkeleda Kapedanin për të treja kriteret, pasurinë, figurën dhe profesionalizmin. Gjyqtarja e Elbasanit ka rezultuar me probleme në të treja kriteret.

Kujtojmë se më 30 maj 2021 u publikuan disa video të gjyqtares së Elbasanit, Enkelejda Kapedani duke modeluar në zyrat e gjykatës. Disa prej videove gjyqtarja i shoqëronte me këngë që flisnin për mafian dhe kokainën.