May 2, 2024
Maqedoni

Shitësit në Maqedoninë e Veriut ankohen për numrin e ulët të blerësve

Kenan Dalipi është shitës, mbi 30 vite punon në tezgë në tregun e Bit Pazarit në Shkup.
Në muajin e Ramazanit, frutat më të shitura janë hurmat e llojeve të ndryshme që ai shet. Por se a janë rritur çmimet gjatë këtij muaji ai thotë se zakonisht perimet që importohen nga jashtë ndryshojnë në çmim por hurmat thotë se edhe vitin e kaluar mbanin të njëjtin çmim si këtë vit.

Hurmat janë me çmimin e njëjtë, ndoshta speci ka ndryshuar çmim pasi ishte 120 denarë por vijnë nga Greqia, Turqia dhe sepse nuk është prodhim i yni ka luajt çmimi atje, por me këto jo. Ja këtë e shesim 90 denarë, vitin e kaluar ishte 90-100 dhe përsëri është njëjtë”, tha Kenan Dalipi shitës në treg.