Shileogv: Pse Arsovska turpërohet të thotë se është VMRO-DPMNE?
Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov në konferencën e sotme për shtyp foli edhe për kundërkandidatët e tij në zgjedhjet që do të mbahen më 17 tetor.
Ai kritikoi OBRM-PDUKM-në për shkak se për një kohë të gjatë ka pasur kryetar në Shkup.
“Më vjen keq që OBRM-PDUKM përçmon shkupjanët. Ata krijuan deviacione dhe janë të vetëdijshëm se nuk mund të dalin para qytetareve me kandidat të tyre. Pse Arsovska turpërohet të thotë se është OBRM-PDUKM”, tha Shilegov.
Ndryshe, kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hrisitjan Mickoski gjatë ditës së djeshme njoftoi se partia e tij do të mbështesë Arsovskën për kryetare të Shkupit./Telegrafi/