Shilegov: Shkupi nuk është qytet i OBRM-PDUKM-së, por i qytetarëve
Kandidati i LSDM-së për Bashkinë e Shkupit, Petre Shilegov në tubim në Karposh tha se pas rrethit të parë kanë kuptuar mesazhin dhe se janë të gatshëm t’i zbatojnë të gjitha ndryshimet që janë të domosdoshme për shtetin, qytetin dhe komunën.
“Për të arritur deri te kjo, duhet ta ruajmë Karposhin, duhet ta ruajmë Shkupit për shkak se pas rrethit të parë është e qartë, kemi një zgjidhje, nëse dëshirojmë të ecim para ose të kthehem pas te rrenat dhe mitet”, tha Shilegov.
Ai shtoi se Shkupi nuk është qytet i OBRM-PDUKM-së ashtu siç brohorasin nga kjo parti, por sipas tij, Shkupi është i qytetarëve.
Ndryshe, Shilegov në rrethin e dytë garon kundër Danella Arsovskës e cila është e pavarur por mbështetet nga OBRM-PDUKM.