Maqedoni

Shilegov flet pasi iu djeg vetura

Ish kryetari i Shkupit Petre Shilegov në një deklaratë për Slloboden Peçat ka folur pasi është djegur sot paradite vetura e tij.

“Sinqerisht nuk e dimë si është djegur vetura jonë. Presim MPB të na tregojë si është djegur vetura, e cila është djegur terësisht”, ka deklaruar Shilegov.

Në zjarrin e ndodhur paradite është djegur tërësisht edhe një veturë tjetër, kurse dy vetura janë djegur pjesëtisht. Poashtu është djegur edhe “fasada” e një shtëpie aty afër.