May 15, 2024
Maqedoni

Shikoni çfarë guri i është hequr pacientit në spitalin e Shkupit nga fshikëza (Video)

Një pacienti të moshuar në Maqedoni i është hequr një gur nga fshikëza e urinës me madhësi prej 8 centimetra. Bëhet fjalë për gurin më të madh që është nxjerrë në Maqedoni në 20 vitet e fundit.

Dr.Azim Musa nga Klinika Universitare e Urologjisë “Nënë Tereza” ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook një video dhe foto të procedurës kirurgjikale të heqjes së gurit, i cili i ngjan një veze të madhe.

“E kemi hequr gurin nga fshikëza urinare, rreth 8 cm. Ky është më i madhi në 20 vitet e fundit”- shkruan doktori sipër postimit në Facebook.Top24

Video në Link: https://www.facebook.com/share/p/9TF8othBJCLXiuy1/?mibextid=WC7FNe