June 26, 2024
Maqedoni

Shi i madh në Maqedoninë e Veriut, përmyten dhjetë objekte

Dhjetë objekte janë përmbytur gjatë rreshjeve të rrëmbyeshme të shiut në Kavadar të RMV-së. Nga Ndërrmarja Publike “Komunalec” informojë se kryesisht janë vërshuar bodrume të shtëpive dhe banesave.

“Nga mbrëmë ekipet e NP “Komunalec” kanë dalë me mekanizimin, gjegjësisht dy kamionë, tre traktorë dhe 20 punëtorë, po pastrojnë lumin dhe rrugët nga balta”, informojnë nga Ndërrmarja Publike “Komunalec” për Agjencinë e lajmeve MIA, transmeton Telegrafi.