Shfuqizohet masa e paraburgimit, shoferi i Ljupço Palevskit do të mbrohet në liri
Është shfuqizuar masa e paraburgimit për Stefan Dimkovski i cili është i dyshuar për ndihmë gjatë arratisjes së Ljupço Pavlevskit-Palço.
Vendimi që ai të del nga burgu i Shuto Orizares e ka marrë gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale-Shkup.
“Me propozim të prokurorit publik për shfuqizimin e masës së paraburgimit për S.D. dhe për caktimin e masës së kujdesit, gjykatësi nga procedura paraprake i caktoi masat, ndalim të lëshimit të vendit, marrjen e dokumenteve të udhëtimit, obligim që të paraqitet në gjykatë dhe marrjen e lejes së shoferit”, njoftojnë për “Fokus” nga Gjykata Penale.