Kulturë

Shfaqja e regjisorit Nehat Memeti solli mysafirë të njohur në Teatrin e Kumanovës (Video)

Para shumë artdashësve kumanovarë, në shtëpinë e Kulturës është performuar para publikut shfaqja e titulluar “Letra” e regjisorit të njohur nga Kumanova, Nehat Memeti. Ne kete shfaqje interpretuan aktoret e afirmuar edhe atë: Sara Bajrami, Ismail Kasumi, Sefedin Shabani, Mendim Murtezi dhe Qazim Ameti. Shfaqja erdhi para publikut pas përgatitjeve që zgjatën rreth 2 muaj. Ne kete adaptim te tekstit qe beri regjisori trajtohet fenomeni I krizes se komunikimit ndernjerzore dhe interpresonal qe rezulton me pasoja te ndryshme ne jeten e perditshme. Dashuria kundrejt urrejtjes, shpirtrorja vis a vis materiales dhe e verteta vis a vis genjeshtres jane nder kundershtite kryesore qe trajtohen ne kete drame. Shfaqja e regjisorit Memeti tërhoqi vëmendje të veçantë të publikut edhe nga Kumanova e rrethina, por edhe më gjerë. Të pranishëm në këtë shfaqj ishin edhe Ministri i Shëndetësis Arben Taravari, Rijad Shaqiri Deputet i zonës, Orhan Kurtishi Drejtor i postave të RMV-së, Arben Fetai Zëvendës Kryeministër për politik dhe sundim të mirë, gjithashtu dhe qytetar të tjerë që e pritën shumë mirë këtë shfaqje Gazetarja e Televizionit News pas shfaqjes ka intervistuar regjisorin Nehat Memeti dhe aktoren Sara Bajrami. Regjisori Memeti tha se është shumë i kënaqur për performansat që treguan aktorët, duke shtuar se nuk ishte aq e lehtë të realizonte këtë shfaqe sepse gjatë përgatitjeve ka pasur edhe vështirësi që janë tejkaluar me sukses. / Televizioni News-Enura Aliti