September 7, 2024
Maqedoni

Sheshi i fshatit Orizare emërohet me emrin “Ismet Jashari-Komandant Kumanova”

Me rastin e 24 vjetorit të rënies dëshmor të Ismet Jasharit-Komandant Kumanovës, sheshi i fshatit të tij të lindjes, Orizare-komuna e Likovës, është emëruar me emrin e tij.

“Sot nderuam me rastin e përkujtimit të veprës heroike të Komandant Ismet Jashari – Kumanova, dhe rënies së tij.
Në këte rast përkujtimi na nderuan miqtë, veprimtarët e kauzës kombëtare nga Gjilani z. Osmani, z.Shyqeriu që punojnë e veprojnë me vite në diasporë, të shoqëruar nga z.Dilaver Selmani nga Hasanbegu dhe z.Idrz Sinani, dhe unë Etem Xheladini nga Kumanova.
Nga ky eveniment në vendin e ngjarjes u konfirmua nga kryetari i komunës Likovës Mr. Erkan Arifi se nga sot me vendim të KKL-së u emërua edhe Sheshi me emrin e “Ismet Jasharit” në f.Orizare.

Lavdi e përjetshme të qoftë Komandant…”, ka shtruar me këtë rast aktivisti i çështjes kombëtare, Etem Xheladini.