June 29, 2024
Maqedoni

Sherr në një pikë karburanti në Tetovë

41-vjeçari B. R. nga Siniçani i Tetovës, mbrëmjen e djeshme, në orën 21:00, ka raportuar në SPB Tetovë se rreth orës 17:30 në Pirok, në një pikë karburanti, është sulmuar fizikisht nga 53-vjeçari S. J. nga Bogovina e Tetovës, dhe sulmit i është kundërpërgjigjur.