Maqedoni

Sherr masiv në një ditëlindje në Saraj, lëndohen disa persona

Sot, rreth orës 02.40 të mëngjesit në SPB-në e Shkupit është raportuar se në komunën e Sarajit, pas një keqkuptimi në një festë ditëlindjeje është prishur rendi dhe qetësia publike nga një konfrontim fizik mes shtetasve N.I.(64), D.I. .(35), D.I.(41), E.I.(28), A.I.(66) familjarë të një fëmije të mitur dhe nga tjetër të afërmit e tyre J.E.(43), A.I.(23), D.I.(41), J.I.(18), A.I.(21), J.I.(19), Z.I.(38), të gjithë nga Saraji. Konfrontimi fillimisht ka qenë verbal, ndërsa më pas ka degjeneruar në dhunë fizike ku janë përdorur edhe sende të forta dhe për pasojë disa persona janë lënduar lehtë. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia ku dhe ka ndaluar një pjesë të personave në fjalë ku më pas janë shoqëruar në stacionin policor për sqarime të mëtejshme lidhur me rastin në fjalë.