Maqedoni

Sherr dhe gjuajtje me armë zjarri në Shkup

Sherri mes tre personave në Shkup për pak ka përfunduar pa viktima, kur njëri prej pjesëmarrësve kishte gjuajtur me armë zjarri ndaj tjetrit. Fatmirësisht, plumbi nuk ka goditur personin, por në një automjet aty pranë. Policia jep detajet.

“Me datë 08.12.2022, SPB Shkup ka raportuar se rreth orës 12:30 në rrugën “Vukovarska”, pas një konflikti të mëparshëm mes R.B (34) dhe P.B (29) nga njëra anë dhe V.A, nga ana tjetër, të tre. nga Shkupi, V.A ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të P.B. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa predha ka dëmtuar një automjet pasagjerësh të parkuar. Është kryer këqyrja dhe po zbardhet rasti”, thuhet në njoftimin e MPB-së./KlanMacedonia