June 25, 2024
Maqedoni

Shënohet dita e Veteranëve, burgjet e Maqedonisë ende të mbushura me ish pjesëtarë të UÇK-së

Sipas Ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani me rastin e 30 dhjetorit, Ditës së Veteranëve tha se kjo ditë i dedikohet njerëzve që patën guximin që në momentet më të vështira, atdheut t`i bëhen mbrojtës, por edhe të jenë lajmëtarë të lirisë.

Osmani në një postim në Facebook shkruan se kjo datë bie në të njëjtën ditë kur tri dekada më parë, më 30 dhjetor 1991, komandanti legjendar Adem Jashari me familje nisi rezistencën në një përballje direkte me forcat e regjimit gjenocidal serb.

Lexo po ashtu:
Dita e veteranëve, Osmani: Përulem para atyre që atdheun e kanë mbi të gjitha
Dita e veteranëve, Osmani: Përulem para atyre që atdheun e kanë mbi të gjitha
“Fundviti përkon edhe me Ditën e Veteranit të UÇK-së, e cila i dedikohet njerëzve që patën guximin që në momentet më të vështira, atdheut t`i bëhen mbrojtës, por edhe të jenë lajmëtarë të lirisë. Sot nderojmë të gjithë ata veteranë, të cilët nuk hezituan, por rezistuan, nuk ngurruan, por luftuan dhe nuk u zmbrapsën, por i dhanë shtytje lirisë sonë. Kjo datë bie në të njëjtën ditë kur 3 dekada më parë, më 30 dhjetor 1991, komandanti legjendar Adem Jashari me familje nisi rezistencën në një përballje direkte me forcat e regjimit gjenocidal serb, duke shënuar kësisoj fillet e rezistencës ushtarake të ushtrisë, së cilës i priu deri në rënien e tij bashkë me familje. Përulem para të gjithë atyre veteranëve, të cilët atëherë e sot, atdheun e kanë mbi të gjitha!”, thuhet në postimin e Osmanit.

Me rastin e Ditës së Veteranit edhe kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka uruar veteranët e luftës çlirimtare të Kosovës.

“Atyre që guxuan, atëherë kur Atdheu kishte më së shumti nevojë – nderime të përjetshme! Urime Dita e Veteranit, të gjithë luftëtarëve të lirisë!”, shkruan Krasniqi në Facebook.

Sipas ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.

Kjo ditë sjell në kujtesën tonë edhe betejën e parë të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, më 30 dhjetor 1991, aty ku nisi rruga e lirisë.

Në këtë ditë kujtohet deri në përjetësi Prekazi, Gllogjani e të gjitha vatrat e luftës, që i rezistuan makinerisë ushtarake serbe duke mos u përkulur deri në fitore.

Ndërkaq, në këtë ditë ka reaguar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Të dashur bashkëluftëtarë, urime Dita e Veteranit, ditë krenarie e lavdie. Zoti është me guximtarët”, shkruan Haradinaj.
Ne Maqedoninë e Veriut ka shumë reagime për shkak se edhe sivjet dita e veteranëve gjen shum ish ushtarë të UÇK-së në burgjet maqedonase.