May 17, 2024
Kolumna

Shënimi i 19 vjetorit të BDI-së pa pjesëmarrje të shumë themelusve të saj

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Që herët e pata shkruar dhe publikuar këtë shkrim me titull “DO TI FRYENI KOSIT, POR DO TË BËHET VONË”. Tani po ua përkujtoj edhe njëherë nëse nuk e kanë lexuar atëherë disa që është dashur ta lexojnë me vëmendje. Le ta lexojnë tani pas djegies së tamlit duke i fryrë kosit.)

Nëse shikohen fotot e tubimeve të BDI-së viteve të fundit dhe votava që hudheshin në këtutia gjatë zgjdhjeve lokale dhe atyre parlamtare dikur dhe tani dhe nëse bëhet një krahasim të pas luftës së vitit 2001 kur BDI doli si subjekt politik është mjerim. “Është kafshatë që nuk kapërdihet” siç ka thënë poeti i mjerimit Migjeni. A thua vallë pse po ndodhë kështu?!…

Dikur në këto tubime nuk shihej fillim dhe përfundimi i njerëzëve pjesëmarrës. E sot një grusht njerëzish edhe ate të ardhur prej vendeve tjera dhe disa zytarëve të BDI-së që deshën apo nuk deshën duhen të jenë prezentë. Pse dikur ishte ndryshe e pse sot është kështu?!… Dikur ishte ndryshe, sepse nga të gjitha partitë tjera kjo parti lindi dhe u formësua ndryshe. Kjo parti lindi si një foshnje e përgjakur kur lind nga barku i nënës së vet.

Lindi nga gjaku i dëshmorëve, invalidëve, të plagosurve dhe bijve dhe bijave më të dashur të këtij kombi që nuk kursyen asgjë nga vetja edhe ate me të shtrenjtën jetën dhe gjakun e tyre. Në tubimet e kësaj partie brohoritej vetëm BDI- UÇK, UÇK. E sot ku janë këto brohoritje dhe ku janë tubimet e tilla që ishim mësuar për ti parë?! Sot nuk janë dhe nuk mund të jenë më kurrë ashtu, sepse njerëzit janë të zhgënjyer aq shumë nga ca udhëheqës të tyre sa që kur i shohin i kaplon dhembja e syve.

U zhgënjyen familjet e dëshmorëve, invalidët, ushtarët e lirisë, popullata e kësaj ane të Karadakut që akoma thithë erën e barotit dhe për këtë vend nuk u bë asgjë. Premtimet dhe mashtrimet nuk kanë fund. Po e them për këtë vend të Karadakut , sepse dihet se u dha shumëçka. U dha gjaku, u dha jetëra, u dhanë gjymtyrë, u dha gjithëçka vetëm e vetëm të fitohet liria e shqiptarëve. Po nuk do të thotë se edhe nga çdo venbanim tjetër nuk kursye për të e ngritur këtë parti që të jetë 19 vite fituese e zgjedhje që nga themelimi i saj.

U shkelë mbi gjithëçka nga disa individë , grupe dhe klane të këtoij subjekti politik. Do të kisha thënë edhe këtë: Ku janë sot ata që themeluan këtë parti dhe dhanë gjithëçka për te dhe në fund kush i eliminoi dhe pse u eliminuan?!… E gjithë kjo iu bë këtyre njerëzve vetëm e vetëm pse nuk deshën të shkelin mbi idealin, gjakun dhe eshtrat e bijave dhe bijëve më të dashur të kombit. U larguan ata që nuk deshën të korruptohen dhe të devijojnë nga vija e drejtë për të cilën ishin përcaktuar vertikalisht.

Njëherit u larguan dhe u eliminuan nga skena politike e kësaj partie njerëzit e devotshëm dhe që nuk u përkulën asjëherë para disa karrieristave dhe sahanlipirësave që u shitën për një koc të lëpirë. Ajo që të prek thell në shpirt dhe që është edhe më e dhembshme është edhe kjo:

Sot në radhë të parë i sheh një numër të madh karrieristash edhe ate pranë liderit të BDI – së dhe funksionarëve të saj, këta që kishin hudhur gurë e drunj dhe të cilët deri dje kanë vjellë vrerë duke sharë mu këtë lider dhe shokët e tij. Sot bëjnë foto ca hajna me liderin e kësaj partie dhe postojnë në fb. etj. Që asnjëherë nuk iu ka interesuar agjë pos karierizmit, vjedhjes, denterave dhe posteve. Të tillët i njohim të gjithë mirë e shumë mirë me emra e mbiemra.

I dimë mirëfilli edhe ata që e sharë luftën e vitit 2001, i kanë sharë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Duke thënë këtë: “Ali Ahmeti dhe ushtarët e tij duhet sa më shpejt të ikin maleve nga kanë ardhur dhe ta lëshojnë këtë vend”. E sot z. Ali Ahmeti të tillët i mbanë pranë vetes mu të njejtit. Ky ësht absurd mbi absurdin! Ky është turpi më i madh që mund të jetë… Mu këta njerëz kurrë më parë nuk kanë dalë për të ju dhënë një homazh më të shtrenjtëve të atdheut, e ata janë Dëshmorët e Kombit.

E sot mu këta karrierista i sheh të ulur në rend të parë pranë Ali Ahmetit. Ku ishin dhe a ishin të ftuar sot në këtë solemnitet bijtë më të dashur të kombit pa marrë parasysh përcaktimeve partiake?… Ku ishin dhe a ishin të ftuar themeluesit dhe aktivistët më të devotshëm të kësaj partie dhe nëse ndonjë ka qenë prezent është lënë në një skaj në këmbë, sepse sot atyre vendin ua kishin zënë ata të cilët ishin të kërcnuar dhe të sharë mu nga këta individë që sot ishin në ulëset e para.

Kjo është një gjë që shumë vështirë mund ta definosh, sepse nuk ka definim. Para këtyre gjërave që na shfaqen sot para syve tanë nuk duhet të heshtim. Ka shumëçka të thuhet dhe besoj se do të thuhet dhe do të shkruhet, sepse besoj se tani më është mbushur kupa dhe njerëzit do të flasin dhe nuk do të heshtin. Duan të e thonë të vërtetën dhe do e thonë që të shkruhen libra për të e thënë të vërtetën se kush ishin ata që themeluan BDI-në dhe ku janë sot.

Ata sot nuk janë. Sot janë të tjerët që e shanë BDI-në që e shanë UÇK-në. Ata të cilët e mjelën dhe akoma po e mjalin BDI-në. Ata të cilët bërë para që as vet nuk e dinë sa bërën. Ata që ndërtuan shtëpi luksoze, makina luksoze etj.

Ka pasur gjithnjë bijë dhe bija të pushkës dhe penës ky komb që do e ngrisin zërin dhe nuk do i lejojnin ca individë karrierista të luajnë si maca me miun me individët e devotshëm dhe të sakrificës. Populli thotë: “Shyqyr që ranë këto morte e u pamë”!… Populli thot edhe këtë:

” Mos pështyni në pusin të vjetër” sepse do të vijë një ditë mu nga ky pus do duhej të pihej ujë. Mos i harroni ata që i patët pranë jush në ditët më të vështira, sepse këta që i keni afruar tani pranë jush kanë ardhur për qëllime karrierist, intrese personale, grupore, klanore .

Ju keni dhënë edhe poste drejtorësh dhe avancuar në shumë vende duke i larguar bashkëpunëtorët dhe veprimtarët . Këta nuk kanë ardhur për një qëllim të mirë që ju duan, por kanë ardhur që një ditë mu këta të ju lëvdrojnë ditën e të ua bëjnë varrin natën.

Këta janë sahanlëpirësa që kanë bredhur dhe bredhin prej një partie në një partie në një tjetër vetëm për interesat e tyre dhe për asgjë tjetër. I njeh populli mirë këta, sepse ia kanë dredhë bishtin mirë e mirë me vite të tëra për interesat e tyre personale, familjare, grupore, klanore dhe…

Bini vetës pas të nderuar se ka nis të ju digjet tamli e do ti fryeni kosit, por do të bëhet vonë!… Kështu pata shkruar dikur kur unë veç e kisha nuhatur mirë e mirë këtë djegie të tamlit dhe e dija se shumë shpejtë do të vijë koha për ti fryer kosit dhe kjo vetëm që vonoi pak dhe sot erdhi ajo kohë për ti fryer kosit se u dogj tamli.

Disa këtë erë nuk e kishte dëgjuar atëherë kur unë dhe shumë të tjerë e kishim ndjerë dhe parë me sy, por dikush, o nuk e ndjeu, u nuk e pa ose e ndjeu, e pa, por i konvenonte që duke i larguar bashkëveprimtarët dhe aktivistët e devotshëm do krijoj një komoditet të rehatshëm për të mos ua prishnin planet këta të rebeluar dhe të padëgjueshëm nga gjërat e këqia që i shihnin që po ndodhnin, kështu që më mirë disave nga srukturat e afërta të zt. Ahmetit .

Iu konvenonte që për rehatin e tyre ti largojnë dalngadalë dhe t‘i eliminojë nga skena poltike e folesë së tyre që e kishin krijuar sëbashku me ta, por i afruan dhe i përkrahën ca hajdutë të kriminalizar dhe ca të ardhur karrierista që kishin shëtitur të gjitha partitë që nga pluralizmi dhe këta kishin ardhur vetëm për interesat e tyre dhe për t‘ia bërë varrin subjektit politik të quajtur Bashkimi Demokrati për Integrim dhe liderit të kësaj partie z. Ali Ahmnetit.

Kështu që edhe këtë qëllim ata e arritën dhe kjo doli në shesh tani gjatë zgjedhjeve parlamentare dhe lokale ku thika pas shpine me të cilën i kishin punuar këta disa të pabesë e futën Ali Ahmetin në greminë sëbashku me partinë duke ia sjellur humbje deputetetësh aq të madhe që kurr nuk e kishte ëndërruar lideri i kësaj partie aktivistët, simpatizuesit dhe populli.

E tani çfarë duhet të bëjë Aliu dhe disa nga bashkëpunëtorët besnik të tij? Duhet urgjentisht të marrin hapa të duhur që ti kthejnë në rradhët e tyre njerëzit që i kishin besnik që kurrë nuk e tradhtuan Ali Ahmetin dhe partinë e tryre, dhe menjëherë t‘i largojnë këta hajna, të korruptuar të cilët kishte një kohë që populli nuk i donte fare t‘i shohë me sy e lere më të u jap votën.

Përgjegjësi duhet të japin edhe shumë deputetë, ministra, zv.ministra, kryetarë komunash, drejtorësh e shumë e shumë funksionarë tjerë që mbajtën dhe akoma mbajnë poste në pushtet dhe mbi të gjitha kishin interesin e tyre për t‘u pasuruar se sa ju interesonte për popull dhe këto poste.

Unë besoj që me këtë shkrim të shkurtë që bëra sot kur BDI- kremton 19 vjetorin e themelimit të saj. Kur sot në këtë kremtim mungojnë shumë e shumë individë aktivista të denjë që kanë qenë themelues të BDI-së dhe kontributi i tyre nuk duhej të harrohej asnjëherë, por sot nuk janë ftuar dhe nuk gjenden në këtë përvjetorë të themelimit të këtij subjekti, por janë ftuar ata të cilët që nga fillimi i themelimit e kanë sharë dhe kanë hudhur gurë ndaj BDI-së dhe në BDI- janë vetëm për interese personale dhe familjar, bile ka prej atyre që mbajnë poste, nuk bëjnë asnjë aktivitet dhe disa nga vet ata nuk kanë çfarë vote të i japin BDI-së.

Rreth themelimit të BDI-së besoj ka të shkruhet shumë. Për kontributin e dhënë në këtë parti të shumëkujt do të shkruhet në një kohë edhe libra dhe në ato libra nuk do të gjesh asnjë emër nga këta karierista që sot kremtojnë 19 vjetorin e një partie që u formua dhe e ngriti populli fal bijave dhe bijve të UÇK-së.