Maqedoni

Shëndetësia po mbetet pa personal, numër i madh infermierësh po lëshojnë vendin!

Kriza me të cilën do të përballet sektori i shëndetësisë do të jetë e hatashme, e pa menaxhueshme, dhe vështirë e rikorporushme. Ikje masive e infermiereve drejt vendeve evropiane, ky sektor po rrezikon të mbetet pa personel adekuat. Më tragjike në këtë situatë është pasiviteti dhe heshtja e Ministrisë së Shëndetësisë sikurse nuk po ndodhë asgjë përreth e aq më pak me shëndetësinë. Rreth 12 infermiere në muaj largohen nga Maqedonia e Veriut. Këtë alarm e ka ngritur Shoqata e Infermierëve për anestezi, reanimacion dhe kujdes intensiv në RMV. Për një vit ky numër shkon në 120 e më lartë, që i bie një periudhë të shkurtë kohore vendi do të ngelet pa infermier, shkruan Zhurnal.