Maqedoni

Shëndetësia në RMV në hall, personeli largohet me të madhe, ata që kanë mbetur protestojnë për kushte më të mira

paçmuar në procesin e punës. Në fund të fundit, ato janë e ardhmja e shëndetësisë dhe pishina nga e cila do të nxirret personeli i ardhshëm arsimor dhe specialist”, deklaroi Aleksandra.

Specializantët shtetëror janë mjekë të punësuar nëpër spitalet e vendit për të cilët shteti i mbulon shpenzimet financiare të specializimit ndërsa specializantët privat i paguajnë vetë kostot e specializimit, kosto e cila në Maqedoninë e Veriut kap vlerën e 14 000 euro për 6 vite. Specializantët privatë kanë kontratë pune me pagë fikse prej 26.000 denarë, pa sigurim pensional dhe aktualisht sigurim shëndetësor. Në vendin tonë ky kompensim/kontrata pune ka filluar për herë të parë në vitin 2018, për fat të keq që atëherë nuk kemi pasur progres, edhe pse sot paga mesatare është 40.000 denarë.