Shek Hallaçi uron Arben Taravarin
NJË MESAZH URIMI
Miku im i çmuar Dr.Arben Taravari, më lejoni që përmes kësaj letre t’ju përcjell urimet e mia më të sinqerta me rastin e hyrjes në koalicionin qeverisës juve dhe të gjithë deputetëve të Aleancës për Shqiptarët !
Për ne shqiptarët në veçanti, po dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët dëshirojnë Drejtësi,
është shumë shpresëdhënëse futja e Aleancës në këtë qeveri, dhe në veçanti marrja e Ministrisë së Drejtësisë !
Ndonëse e kuptojmë që do të jetë një betejë tepër e vështirë për të përmirësuar imazhin e shkatërruar në më shumë se 20 vjet të kësaj ministrie vetëm në një vit,
ne mbetemi me shpresë se ju do t’ja dilni me përkushtimin tuaj drejt fuqizimit të shtetit të së drejtës, dhe do të kontribuoni në fuqizimin e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve të drejtësisë.
Njëkohësisht në funksionimin e mirëfilltë
të sistemit të drejtësisë të Republikës
së Maqedonisë së Veriut.
Dëshiroj që edhe njëherë t’ju përcjell urimet e mia për marrjen e detyrave të reja
në qeveri, dhe t’ju dëshiroj suksese
të njëpasnjëshme në vazhdim !
Duke mbetur me shpresë dhe besim të palëkundur në përkushtimin tuaj dhe të Aleancës për Shqiptarët, më lejoni të shpreh dhe njëherë konsideratat e mia me te larta për ju dhe të gjithë deputetët !
Me respekt Shek Hallaçi.