Maqedoni

Shefi i Zyrës së OBSH-së në Shkup në takim me Ministrin e shëndetësisë Taravari

Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe shef i zyrës në Maqedoninë e Veriut, Akim Ali sot e pati takimin e parë zyrtar me ministrin e Shëndetësisë Arben Taravari.

Siç qëndron në postimin e OBSH-së në Fejsbuk, të dy bashkëbiseduesit diskutuan për qëllimet e përbashkëta në lidhje me reformën e shëndetit publik dhe përparimit strategjik të shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.

“U konfirmua partneriteti i fuqishëm ndërmjet OBSH-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa është diskutuar edhe për bashkëpunimin e ardhshëm të Strategjisë nacionale për shëndetësi 2025-2030. Si dr. Akim Ali ashtu edhe dr. Arben Taravari e theksuan përkushtimin e tyre të përbashkët të mirëqenies së të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, pa dallim të gjinisë, moshës, përkatësisë etnike ose kushteve për jetë. Punojmë së bashku për një Maqedoni të Veriut më të shëndetshme”, citohet në kumtesën e Zyrës së OBSH-së në Shkup të publikuar në Fejsbuk.